BLUETOOTH

VIP-at në plazh/ Mbesa e Sali Berishës publikon pamje nga pushimet në Lalëz, Robert Berisha “single” këtë verë

12:10 - 01.08.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

1 gusht! Zyrtarisht koha e pushimeve! Temperaturat e larta të kësaj vere kanë bërë që të gjithë ti drejtohet detit. E ndër ta, janë edhe personazhet tonë të ekranit. Ky vit i ka kushtëzuar të pushojnë në vendin tonë për shkak të pandemisë. Megjithatë nga imazhet që shohim, nuk duket sikur po ia kalojnë keq.




Kejvina Kthella

Për modelen e mirënjohur ky ka qenë një vit i ngarkuar. Pasi u largua në SHBA për të provuar karrierën ndërkombëtare, biondje seksi është rikthyer për të shijuar verën buzë detit. Në “Instagram”-in e saj ditët e fundit ka shkrepje vetëm me bikini, ndaj të vështirë e kishim se kë të përzgjidhnim ndër to.

Trejsi Sejdini

Një tjetër modele është rikthyer pasi provoi famën në SHBA. Flasim për Trejsin, që sapo erdhi në Shqipëri vendosi të shfaqet edhe njëherë provokuese. Brenda në det dhe me një look të ndryshuar, ajo i ka kujtuar të gjithëve se vijon të mbetet një ndër femrat më seksi në vendin tonë.

Anxhela Peristeri

Këngëtarja e njohur po pushon disa ditë në Ksamil. Duke nisur edhe nga anulimi i koncerteve, Anxhela ka pasur më shumë kohë për të pushuar. Ajo që na bie në sy janë format e përmirësuara të saj. Ashtu si prej kohësh e dimë, ajo mban një dietë strikte dhe rezultatet besojmë se janë të qarta.

Robert Berisha

Kjo verë e ka gjetur në Shqipëri edhe Robertin. Ashtu si ai vetë na ka treguar nga rrjetet sociale, këto janë pushime prej një mashkulli beqar. Së bashku me të dhe miqtë e tij është fotografuar edhe mikesha e tij, Big Mama, por asnjë femër nuk duket të shoqërojë një ndër meshkujt më të lakmuar në showbizz-in tonë.

Xherdan Shaqiri

Edhe për futbollistin shqiptar, kjo verë do të ketë pushime prej beqari. Pasi shkruam një javë më parë se kishte marrë fund lidhja e tij me Dhurata Dorën, tashmë edhe Xherdani ka nisur pushimet, pasi ka mbyllur një sezon me kupë në skuadrën e Liverpulit.

 

Ira Seferi

Bashkëshortja e Gaz Pajës është padyshim një ndër femrat më të bukura që kemi parë vitet e fundit. Biondja simpatike është duke pushuar me bashkëshortin dhe djalin e tyre në jug të vendit. Në top formë dhe gjithnjë në stil, Ira duket se po i shijon këto ditë relaksi teksa e shohim që zhytet së bashku me bashkëshortin e saj.

Luana Vjollca

Teksa të gjithë fansat janë duke pritur këngën e saj të re, moderatorja ka gjetur kohë edhe të pushojë. Ashtu si ajo vetë na ka zbuluar nga rrjetet sociale, Luana është në Vlorë, ku pushimet po i kalon mbi jaht. Edhe pse vera është mjaft e ngarkuar për të, ka gjetur mundësinë që të gjejë pak kohë për tu shplodhur larg zhurmës dhe punëve të Tiranës.

Dasara Malltezi

Familja e vajzës së Sali Berishës është duke pushuar pranë shtëpisë që ata kanë tek Gjiri i Lalzit. Ka qenë mbesa e madhe e ish-kryeministrit, Dasara që ka shpërndarë në rrjetet sociale video teksa është në shezlong me motrat dhe të afërmit e saj. Ashtu si çdo verë kjo familje zgjedh pikërisht Gjirin e Lalëzit për të shijuar disa ditë së bashku buzë detit.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.