BOTA

Refuzuan të vendosin maskë mbrojtëse, plas sherri mes pasagjerëve në aeroplan (Video)

19:24 - 03.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pasagjerët e një aeroplani të linjës Amsterdam-Ibizia, janë bërë dëshmitarë të një incidenti aspak të hijshëm. Kjo pasi dy nga pasagjerët, nuk pranonin që të vendosin maskë mbrojtëse ndaj përhapjes së COVID-19 dhe për këtë shkak janë konfliktuar ashpër me udhëtarët e tjerë.




Burrat e përfshirë në konflikt, raportohet se ishin turistë britanikë dhe nuk e ndaluan zënkën edhe pse aty pranë kishte fëmijë. Ata janë neutralizuar nga pasagjerët dhe personeli i aeroplanit e pas mbërritjes në Ibizia janë arrestuar nga policia spanjolle.

“Dy pasagjerë nuk pranuan që të vendosnin maskat mbrojtëse. Më pas ata u përfshinë në një konflikt fizik dhe shqetësuan së tepërmi udhëtarët e tjerë. Piloti informoi autoritetet lokale dhe pas mbërritjes ata kanë mundur që t’i arrestojnë ata”, tha një zëdhënës i policisë.

 

https://twitter.com/i/status/1289814188907311106


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.