AKTUALITET

Rëndohet situata nga COVID në Kosovë/ 16 viktima dhe 196 raste të reja në 24 orë

15:19 - 06.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vijon të mbetet e rëndë situate nga COVID në Kosovë. Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 16 persona dhe kanë rezultuar pozitiv 196




“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 475 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 196 raste pozitive. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 134 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.480 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.908.Ndërkohë numri total i vdekjeve nga koronavirusi në Kosovë ka shkuar në gjithsejtë 300.

Vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 16 persona.

“Numri total i rasteve pozitive është 9.688 raste nga 39.278 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 300 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njofitm.

Në të dhënat e publikuara dje numri total i vekjeve ka qenë 284.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.