LIFE STYLE

Kombinimi i pazakontë që i jep shkëlqim fytyrës

20:07 - 07.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Uji i ftohtë ose akulli konsiderohet si mjaft i rëndësishëm për kujdesin e lëkurës. Ai i jep asaj shkëlqim, largon problemet me rrudhat dhe parandalon plakjen e parakohshme.




Ekspertët këshillojnë një kombinim që mund të duket disi i pazakontë, por që sjell mjaft përfitime për lëkurën. Kombinimi i luleshtryshes, mjaltit dhe akullit konsiderohet si mjaft efektiv për eleminimin e problemeve me lëkurën.

Pritini tre luleshtrydhe në feta të hollë. Mbushini një enë me akull dhe vendosni fetat e luleshtydheve në të, sipër tyre shtoni mjaltë. Lërini në ngrirje për disa orë. Më pas mund të nxirrni pak nga masa e krijuar dhe të pastroni me të fytyrën. Mund ta bëni këtë gjë për çdo ditë dhe menjëherë do të ndieni ndryshimin.

Luleshtrydhet ndihmojnë në largimin e vajit të tepërt nga lëkura dhe gjithashtu ushqejnë dhe rigjallërojnë lëkurën tuaj. Për më tepër, luleshtrydhet përmbajnë antioksidantë që mund të mbrojnë lëkurën nga dëmtimet dhe parandalojnë plakjen e lëkurës. Edhe mjalti është i shkëlqyeshëm për ata që kanë lëkurë të ndjeshme, pasi funksionon si për lëkurën e thatë ashtu edhe për atë të yndyrshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.