Kryesore

Studimi, gratë flenë më mirë afër qenit sesa afër burrave

14:25 - 07.08.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sipas një studimi që u botua së fundmi nga studiuesit në Kolegjin Canisius në Buffalo, Nju Jork, gratë flenë shumë më mirë pranë qenve, në krahasim me gjumin pranë partnerëve të tyre.




962 gra amerikane u intervistuan për këtë studimi; 55 për qind e tyre thanë që ato e ndanin shtratin e tyre me të paktën një qen, ndërsa 31 për qind e tyre kishin të paktën një mace që flinte pranë tyre. Në të kundërt, 57 prej grave u përgjigjën se ato flinin pranë partnerëve të tyre njerëzorë.

Sidoqoftë, interesante është se gratë që flinin pranë qenve kishin më pak të ngjarë të zgjoheshin në mes të natës nga qeni i tyre në krahasim me macet dhe njerëzit.

Kur krahasoheshin macet dhe njerëzit, nuk kishte ndonjë ndryshim, pasi ato të dyja janë shqetësuese për gjumin e grave dhe ata u siguruan atyre më pak ndjenja rehatie dhe sigurie se qentë.

Njerëzit që janë mësuar të jetojnë me njerëz të tjerë ose/dhe kafshë, e konsiderojnë mjaft të frikshme dhe të pakëndshme kur duhet të jenë vetëm në shtrat, kështu që përfitimi numër një i gjumit pranë qenit tuaj është siguria.

Studiuesit thanë që pronësia e qenve dhe përgjegjësitë që lidhen me të mund të bëjnë që njerëzit t’i përmbahen një rutine më të rreptë, kështu që pronarët e qenve raportuan kohë më të hershme të fjetjes dhe zgjimit në krahasim me pronarët e maceve dhe njerëzit pa kafshë shtëpiake.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.