Kosova

Sërish krim në familje, shqiptari mbyt me duar nënën e tij

11:46 - 10.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një vrasje dyshohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Rrustem Statovci” në Ferizaj. Rastin e ka konfirmuar prokurori Veton Shabani.




“Ka dyshime për vrasje. Mjekësia Ligjore e ka marrë trupin e pajetë të viktimës, obduksioni do ta sqarojë situatën më detajisht. Por dyshimet e para janë se kemi të bëjmë me vrasje”, ka thënë Shabani.

Shabani ka bërë të ditur se viktima ka jetuar me djalin e saj, i cili sipas informatave të para nga vendi i ngjarjes, është i dyshuar kryesor.

“E ndjera ka jetuar me një djalë të saj, që sipas informatave të para, ka të meta mendore. Është dërguar për ekzaminim te psikiatri. I dyshuar për momentin është djali, policia e ka marrë dhe është duke u trajtuar nga psikiatri”, ka deklaruar Shabani.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Policia është në vendin e ngjarjes, jemi duke e hetuar rastin, pasi të kryhen të gjitha hetimet do të dalim me një njoftim. Për momentin rasti është “hetim i vdekjes””, ka thënë Gashi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.