Kronikë

Sulmi në Tushemisht/ Shoqërohen 2 persona të dyshuar në Tiranë

18:24 - 13.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shoqërohen dy persona të dyshuar për sulmin në Tushemisht, shënjestra e të cilit ishte djali i pronarit të hotelit “Voloreka”.




Gazetarja Dorjana Bezat raporton se janë shoqëruar 2 shtetas në Tiranë, për verifikim. Ata po transportohen drejt Pogradecit, ku dhe do të merren në pyetje në lidhje me sulmin me armë zjarri ndaj një hoteli në Tushemisht.

Sulmi ndaj hotel “Voloreka” në Tushemisht ka ndodhur më datë 8 gusht.

Për ngjarjen në fjalë janë arrestuar më herët shtetasit Ilir Berberi, 52 vjeç, banues në Pogradec dyshohet të ketë rolin e organizatorit të ngjarjeve të ndodhura pranë hotelit, ku në bashkëpunim me disa të tjerë, kanë kanosur me armë zjarri shtetasin J. M., si edhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të hotelit, duke i shkaktuar dëme materiale godinës dhe 7 mjeteve të parkuara.

Bashkëpunëtorët e tjerë të arrestuar janë Ilir Meçolli 29 vjeç, Ardian Xhuti, 29 vjeç, banues në Zvezdë, Maliq dhe Elvir Haxhiaj 32 vjeç, banues në Pojan, Maliq (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”). Ndersa dy ditë më parë u arrestua Mariglen Topuzi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.