BOTA

Pse disa njerëz sëmuren më rëndë nga COVID-19, ndërsa të tjerët e kalojnë më lehtë? Ja çfarë thotë studimi britanik

09:27 - 14.08.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në studimin e publikuar nga studiues të universitetit britanik të Stanford në revistën shkencore ‘Science’ thuhet se devijimet imunologjike dhe mangësitë brenda një mostre bëjnë dallimin mes rasteve të rënda me COVID-18 dhe atyre më të buta.




Zbulimet thonë se dallimi ka të bëjë kryesisht me sistemin e lindur imunitar evolucionar të pacientit, i cili është përgjegjës për pikasjen dhe eliminimin e viruseve apo patogjenëve të dëmshëm dhe rrjedhimisht reagimin ndaj infeksionit COVID-19.

“Zbulimet tregojnë sesi sistemi imunitar keqfunksionon gjatë infeksionit të koronavirusit dhe kjo shkakton gjendje të rëndë të sëmundjes,” tha autori i studimit Bali Pulendran, profesor patologjie e mikrobiologjie në Stanford pas ekzaminimit të reagimeve imunitare të 76 njerëzve të infektuar me koronavirus dhe 69 individëve të shëndetshëm.

Studiuesit zbuluan se në rastet e rënda të sëmundjes COVID-19 pacientët zotëronin “nivele të larta molekulash që nxisin inflamacionet.” Tre nga këto molekula janë lidhur me sëmundjet inflamatore të mushkërive, por sipas studimit “nuk ishin dokumentuar më parë në infeksionin e COVID-19.”

“Këto molekula dhe receptorët e tyre përfaqësojnë për ne objektiva interesantë terapeutikë në luftën kundër COVID-19,” tha Pulendran.

Shkencëtarët zbuluan gjithashtu nivele të larta mbetjesh bakteriale në gjakun e pacientëve me simptoma të rënda të COVID-19. Sa më shumë mbetje të tilla, aq më i sëmurë ishte pacienti dhe aq më shumë substanca pro-inflamatore qarkullonin në gjakun e tij.
Qelizat inflamatore reagojnë të parat ndaj viruseve si një lloj ndihme e shpejtë e sistemit imunitar por studiuesit nuk ishin të sigurtë nëse numrat e tyre bënin dallimin mes infeksioneve të rënda dhe atyre më të buta me COVID-19.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.