Kryesore

Emocion dhe frikë… Nga Rudina Xhunga tek Ermal Mamaqi, VIP-at shqiptarë shoqërojnë fëmijët në ditën e parë të shkollës

14:49 - 14.09.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Emocion, ankth dhe pasiguri, por gëzim… Sot nisi viti i ri shkollor 2020-2021, ku rreth 480 mijë nxënës u ulën në bankat e shkollës, në një vit të pazakontë mund të themi për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.




Në shkolla janë ndjekur protokolle të veçantë sigurie, në mënyrë të tillë që të minimizohet përhapja e COVID-19. Kështu, ndryshe nga vitet e tjera, ky vit do të mbahet mend gjatë për të gjithë. Nga një nxënës nëpër banka dhe të pajisur detyrimisht me maska. Dhe ndryshe nga fillim vitet e tjera, mungonin përqafimet… Gjithsesi, në fytyrat e tyre nuk mungonte lumturia e rikthimit ne shkolle, teksa ne duar mbanin buqetat me lule.

Sot ka qenë një ditë e mbushur plot emocion dhe frikëra për prindërit, frika që po i lënë fëmijët të përballen me një armik të rrezikshëm, nga i cili aq shumë janë përpjekur t’i mbrojnë.

Rudina Xhunga i ka shprehur më së miri mes disa rreshtave këtë ndjesi. Bes Kallaku është bërë nostalgjik sot, ndërsa ka uruar dhe në të njëjtën kohë ka postuar edhe një foto kur ishte i vogël. Gjithashtu, kryeministri Rama nuk i ka fshehur emocionet, ndërsa Zaho djali i tij shkonte në klasë të parë.

I lumtur pranë të birit, duke e shoqëruar në ditën e parë të shkollës janë shfaqur dhe Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska. Madje, Ermali ka  kujtuar kohën kur shkonte në shkollë dhe sa qante në ditën e parë të shkollës. “Dija është rrugë e vështirë, por e vetmja që të nxjerr në dritë”. Kështu shkruan Elisa Spiropali, e cila ka pozuar bashkë me të bijën dhe bashkëshortin.

Nga Manastirliu te Gjylameti, Gazeta Shqiptare sjell fotot e veçanta ga që kanë ndarë bashkë me dedikimet e ndjera për të vegjëlit e tyre në ditën e parë të shkollës në këtë kohë pandemie…

 

erm,ali Untitled-2 rudina Untitled-4 lujka gramo Untitled-7 bes kallaku zaho besa shsini ssjpg
<
>

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.