AKTUALITET

Një punonjës i ambasadës shqiptare në Athinë me COVID-19, konsullata e mbyllur sot për dezinfektim

10:10 - 16.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një punonjës i Ambasadës Shqiptare, në sektorin konsullor, aplikimin e pasaportave, ka rezultuar pozitiv me COVID-19 sot. Punonjësi është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa nuk duket të ketë rrezikuar të tjerë, pasi zyrat janë të izoluara dhe masat mbrojtëse në maksimum.




Paralelisht, sot nuk funksionon sistemi teknik i gjithë Ambasadës, duke e bërë të pamundur funksionimin, për një sërë arsye. Konsullata e Athinës do të qëndrojë e mbyllur sot si për dezinfektim ashtu edhe për riparimin e defektit teknik në sistemin elektronik.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.