Kosova

Kosova do t’i japë Presidentit Trump medaljen më të lartë

12:45 - 18.09.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kosova do t’i japë Presidentit amerikan Donald Trump medaljen më të lartë për rolin e tij në marrëveshjen që synon normalizimin e lidhjeve ekonomike me Serbinë.




Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në një letër të parë nga agjencia e lajmeve Reuters, e informon Presidentin Trump se do të marrë Medaljen e Urdhrit të Lirisë.

Dy ndihmës të Presidentit Trump, këshilltari i sigurisë kombëtare Robert O’Brien dhe Richard Grenell, i dërguari i Presidentit për bisedimet Kosovë-Serbi, do të marrin Medaljen Presidenciale të Meritave.

Si pjesë e një marrëveshjeje të arritur në fillim të këtij muaji, Kosova dhe Serbia ranë dakord të punojnë për lidhjet ekonomike, ndërkohë që normalizimi politik është lënë për një kohë të mëvonshme.

Në letrën e tij drejtuar udhëheqësit amerikan, zoti Thaçi shpreh mirënjohjen e thellë “për kontributin personal” të Presidentit Trump në ndërmjetësimin e marrëveshjes dhe e fton atë të vizitojë Kosovën./ VOA


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.