Kronikë

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, plagosen babë e bir (Detaje)

20:39 - 18.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pak minuta më parë në Durrës, ku kanë mbetur të plagosur babë e bir. Ngjarja ndodhi në lagjen Nr.13, pranë një lokali.




Gazetarja Dorjana Bezat raporton se sherri ka ndodhur për motive banale, ndërsa ka degjeneruar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Pas ndërhyrjes në polici, janë kapur dhe shoqëruar në komisariat dy autorët e dyshuar të ngjarjes. Po ashtu bëhet e ditur se autorët kanë qelluar nga një makinë, ndërsa janë dëgjuar 3 krisma arme zjarri.

Mësohet se personat personat e plagosur, identitetit i të cilëve nuk bëhen të ditur, ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Aktualisht policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.