Kryesore

Haradinaj kërkon që ‘dosjet e Speciales’ t’i dorëzohen Prokurorisë

12:45 - 20.09.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur spektakël dashakeq çështjen e mbi 4 mijë dosjeve të Gjykatës Speciale, që iu dorëzuan në mënyrë anonime Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Ish-kryeministri Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo situatë ‘po e krijon padrejtësisht përshtypjen se Kosova është rreshtuar në anën e kundërt të drejtësisë’.
Sipas tij, zhvillimet e fundit rreth kësaj teme, nuk i ndihmojnë Kosovës, të vërtetës së saj, dhe drejtësisë vendore e ndërkombëtare.




“Kushdo që hasë në dokumente sensitive të hetuesisë e gjykatave, duhet mënjëherë t’ia dorëzojë institucioneve përgjegjëse, e jo të ushqejë vazhdimin e spektakleve mediatike që dëmtojnë zhvillimin e drejtësisë dhe zbatimin e ligjit për të gjithë. Kosova si viktimë përballë agresorit, UÇK-ja, dhe populli i Kosovës janë angazhuar gjithmonë për t’u pozicionuar në anën e drejtësisë, të vërtetës, dhe të drejtës ndërkombëtare. Kështu do të mbetet gjithmonë”, ka shkruar Haradinaj.

Veteranët thanë se në këto dokumente janë emrat dhe adresat e dëshmitarëve dhe personave të tjerë më të cilët kanë bashkëpunuar hetuesit e Gjykatës Speciale./ REL

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.