BOTA

Paralajmërimi i OBSH: 2 milionë njerëz mund të vdesin nga koronavirusi para se vaksina të jetë gati

19:55 - 25.09.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

OBSH ka bërë një tjetër paralajmërim të frikshëm, ndërsa shifrat e të prekurve rritet si dhe numri i vdekjeve.




“Numri global i të vdekurve mund të dyfishohet duke arritur në 2 milionë njerëz para se një vaksinë e suksesshme të përdoret gjerësisht. Dhe ky numër mund të jetë edhe më i lartë, nëse nuk veprohet bashkë për të frenuar pandeminë”. Keshtu, ka paralajmëruar një zyrtar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, – shkruan The Guardian.

Dr. Mike Ryan, shefi i programit të emergjencave, tha: “Nëse nuk e bëjmë, numri për të cilin flisni [2 milionë vdekje] nuk është vetëm i imagjinueshëm, por fatkeqësisht ka shumë të ngjarë jetë i tillë”.

Vlerësimi i tij erdhi pasi numri i përgjithshëm i vdekjeve nëntë muaj që kur virusi u zbulua në Kinë iu afrua shifrës prej 1 milion.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.