AKTUALITET

Rama flet për mandatin e tretë: Kandidoj ose jo në Vlorë, ky qytet s’më ka ndarë kurrë

20:04 - 26.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Vlora për kandidimin e tij të mundshëm sërish në qytetin bregdetar. Rama thotë se si të kandidojë apo jo formalisht në këtë qytet, me Vlorën nuk e ka ndarë asnjëherë asgjë.




Ai thotë se në mandatin e 3-të qeverisës, për Vlorën do të bëhet më shumë se dy mandatet e tjera. ‘’Si çdo betejë dhe çdo ndeshje fitohet kur mbaron. S’fitohet para se të fillojë. Jemi besimplotë se do fitojmë.

Së pari kandidoj s’kandidoj formalisht në Vlorë, Vlora s’më ka ndarë asnjëherë asgjë. Asnjë diskutim nuk ka që siç kemi bërë për Vlorën më shumë se sa 1 mandat më parë, dhe në këto 2 mandate se 100 vjet. Mandatin e 3-të do bëjmë më shumë se 2 të mëparshmit. Eskperienca më ka treguar se ndryshimi ka një impakt të madh energjizues fillim, më pas rrit pritshmëritë dhe krijon edhe pakënaqësitë. Sot dikush në periferi të Vlorës thotë dikush këtu asgjë s’është bërë. Më parë pritshmëria nuk ekzistonte, kurse sot ka pritshmëri.

Mandati i 3-të për Vlorën do të jetë çuarja e infrastrukturës së energjisë brenda periferive dhe komunave. Ka shumë për të bërë, nuk është objektiv për Vlorën, por duhet që Vlora në dekadat e ardhshme të ketë miliona turistë.”- theksoi Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.