SHËNDET

Almir Skana: Aneurizma e aortës abdominale dhe rrezikshmëria që paraqet

18:10 - 28.09.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 Voltiza Duro – Aneurizma e aortës abdominale renditet si një nga dhjetë shkaqet kryesore të vdekjeve në botën perëndimore. Meshkujt dhe të moshuarit janë më të predispozuar për t’u prekur nga kjo patologji. Në një intervistë për suplementin “Life Pages” në “Gazeta Shqiptare”, mjeku imazherist Almir Skana tregon se shumica e aneurizmave të aortës abdominale nuk shfaqin asnjë simptomë. Ai shton se komplikacioni më i rrezikshëm është çarja e aortës abdominale, e cila paraqitet me dhimbje të forta barku ose shpine, hipotension dhe shok. Shkalla e vdekshmërisë nga një AAA e rupturuar është e lartë ku 70% (diapazoni 59-83%) e pacientëve vdesin para shtrimit në spital ose operacionit.




Çfarë është aneurizma e aortës abdominale?
Aneurizma e aortës abdominale (AAA) janë dilatacione fokale të aortës abdominale me përmasa 50% më të mëdha se segmenti normal proksimal, ose > 3 cm në diametër maksimal.
Sa është vdekshmëria nga kjo patologji dhe cilat janë kategoritë më të predispozuara për t’u prekur?
Aneurizma e aortës abdominale përfaqëson shkakun e dhjetë më të zakonshëm të vdekjes në botën perëndimore. Prevalenca rritet me moshën: 10% e pacientëve më të vjetër se 65 vjeç kanë një AAA; meshkujt preken shumë më shpesh sesa femrat (raporti 4: 1 meshkuj / femra)
Si bëhet diagnostikimi i kësaj patologjie?
Meqenëse shumica e AAA-ve janë asimptomatike nëse nuk kanë hemorragji ose rupture, ato zakonisht diagnostikohen rastësisht gjatë ekzaminimit ekografik për indikacione të tjera. Rrallë, aneurizmat e parupturuar mund të paraqiten me dhimbje barku ose shpine. Aneurizmat e mëdha mund të paraqiten si një masë pulsues në bark.
Mund të na shpjegoni disa nga komplikacionet që mund të shfaqen nga aneurizma e aortës abdominale?
Komplikimi më domethënës është ruptura(çarja) e aortës abdominale , e cila paraqitet me dhimbje të forta barku ose shpine, hipotension dhe shok. Shkalla e vdekshmërisë nga një AAA e rupturuar është e lartë:
70% (diapazoni 59-83%) e pacientëve vdesin para shtrimit në spital ose operacionit; për ata që i nënshtrohen riparimit kirurgjikal shkalla e vdekshmërisë është ~ 40%; për krahasim, vdekshmëria nga riparimi kirurgjikal te planifikuar është 4-6%. Komplikime të tjera përfshijnë:
pseudoaneurizëm nga hemorragjia/ruptura kronike; fistulat e aortës; fistula aortokavale; fistula aortoenterike; tromboembolia distale; okluzioni trombotik i degeve te aortes; infeksioni / aneurizëm mikotike (në të vërtetë një pseudoaneurizëm); komprimimi i strukturave ngjitur nga aneurizmat e mëdha (të rralla).
Cilat janë shkaqet e sëmun-djes?
Ka disa si: Arteroskleroza (më e zakonshme); Aneurizma inflamatore e aortës abdominale; Diseksioni kronik i aortës; Vaskulit, p.sh. arteriti Takayasu; Çrregullimet e indit lidhor; Sindroma Marfan; Sindroma Ehlers-Danlos; Aneurizma mikotike; Pseudoaneurizma traumatike;
A ka gjetje të tjera në nivel të sistemit arterial kur gjendet aneurizëm i aortës abdominale?
Pseudoaneurizma anastomotike. AAA shtrihet në arteriet iliake komune në 25% të rasteve. Shumica dërrmuese e pacientëve me aneurizma të CIA-s kanë një AAA. Aneurizmat e izoluara të CIA-s janë të rralla. 4% e pacientëve me AAA kanë aneurizëm të arteries femorale periferike ose popliteale; 30-50% e pacientëve me aneurizëm të arteries popliteale kanë AAA.
Cili është roli i imazherisë në ecurinë e kësaj sëmundjeje?
Së pari është zbulimi i AAA që vijon me monitorimin e ritmit të rritjes; planifikimin para operacionit si dhe ndjekjen pas operacionit. Ekografia është optimale për diagnostikimin dhe ndjekjen e AAA, sepse është e shpejtë, kursen përdorimin e rrezatimit jonizues dhe kontrastin intravenoz dhe është relativisht ekzaminim i lirë. Metoda me 100 % sensitivitet dhe specificitet; megjithatë, duhet të theksohet se vizualizimi është i dobët në 1% deri në 3% të pacientëve për shkak të obezitetit të pacientit ose gazit të zorrëve .
Megjithëse i shkëlqyeshëm për ndjekjen e lezioneve, ekografia nuk ofron detaje të mjaftueshme për planifikimin operator ose lezione më komplekse. Duke pasur parasysh një diapazon të raportuar në gabimin e matjes prej 4 mm , ekografia nuk mund të përdoret në mënyrë të besueshme në vlerësimin për trajtimet endovaskulare dhe matjen e degëve lokoregionale. Angiografia CT (CTA) konsiderohet standardi i artë për vlerësim, por i ekspozon pacientët në doza të larta rrezatimi. Ekzaminim i shkëlqyer për planifikimin para-operator pasi përcakton saktësisht madhësinë dhe formën e AAA dhe lidhjen e tij me degët arteriale. Reformimet multiplanare mundësojnë matje të sakta në rrafshe jo ortogonale. CTA është superiore ndaj ekografisë në zbulimin dhe matjen e aneurizmave të arteries iliake komune. Shenjat e rupturës përfshijnë: Hematomen retroperitoneale; Humbjen e dhjamit para-aortik; Ekstravazimi i kontrastit nga aorta në hapësirën retroperitoneale. Një diametër në rritje i aneurizmes prej mbi 5 mm ne një interval 6-mujor ose një diametër prej 7 cm konsiderohen gjithashtu të jenë në rrezik të lartë për rupture dhe kërkon ndërhyrje urgjente.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.