AKTUALITET

E shtruar tek Infektivi prej ditësh/ Flet Silva Bino: Jam mirë, nuk marr oksigjen

15:11 - 28.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shefja e Shërbimit Epidemiologjik në ISHP dhe një nga zërat që prej muajsh kemi dëgjuar të flasë shpesh për pandeminë Silva Bino është shtruar prej disa ditësh në Spitalin Infektiv, ose COVID-1 pasi është prekur nga koronavirusi.




“Balkanweb” ka arritur të komunikojë me zonjën Bino për gjendjen e saj shëndetësore. Ajo ka konfirmuar se është me COVID por se është në gjendje të mirë. “Jam shumë mirë. Jam me Covid po jam mirë. Nuk marr oksigjen”, tha Bino.

Kujtojmë se po sot për gjendjen e zonjës Bino, e cila është pjesë e komitetit të ekspertëve reagoi dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila tha se ndodhet në gjendje të stabilizuar dhe po trajtohet nga kolegët e saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.