Kryesore

“Boom” të infektuarish në Greqi, regjistrohen 416 raste të reja dhe 5 viktima nga Covid-19

17:41 - 29.09.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoritetet shëndetësore raportuan sot 416 të infektuar me koronavirus në Greqi, nga të cilat 55 në lidhje me grupe të njohur dhe identifikuar dhe 59 nga kontrollet në portat hyrëse në vend.Gjithashtu bëhet me dije se 5 persona kanë humbur betejën me virusin gjatë 24 orëve të fundit.




Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 18123. 79 pacientë po trajtohen të intubuar, ndërkohë që 207 pacientë janë liruar nga ICU.

Nga 1 janari 2020 e deri më sot, në laboratorët që kryejnë provat për koronavirusin e ri (SARS-CoV-2) dhe i cili deklaron sistematikisht në EODY totalin e mostrave që ata kontrollojnë, është regjistruar një total prej 1296795 mostra klinike që janë testuar ndërsa 10719 mostra janë testuar nga Njësitë Shëndetësore dhe Shkallët e EODY që kryejnë testet Rapid Ag.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.