BOTA

Deklarata e fortë e OBSH-së: Pandemia e koronavirusit nuk do të zhduket as me krijimin e vaksinës anti COVID-19

20:00 - 29.09.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një lajm jo i mirë vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, në një kohë që shtetet e Europës po presin me padurim vaksinën kundër COVID-19..




“Vala e Dytë Covid” mesa duhet do të përjetohet nga të gjithë njerëzit në botë pasi OBSH-ja thotë se pandemia e koronavirusi ka ardhur për të qëndruar mes nesh për një kohë të gjatë.

Sot Dr. David Nabarro, autoritet i OBSH-së për pandeminë u ka deklaruar se ky  virus vdekjeprurës nuk do të zhduket as me vaksinën.

“Ky virus nuk do të zhduket. Ai ka ardhur këtu për të qëndruar, do të jetë një kërcënim i ri për njerëzimin. Kur të kemi në dispozicion vaksinën, nuk do të thotë se ka ardhur fundi i virusit vrastar. Do të kemi një mjet më tepër për ta luftuar por vetëm kaq. Në thelb, tani e tutje ne duhet të menaxhojmë jetën tonë në mënyrë që të parandalojmë që ky virus të na infektojë.”- ka deklaruar ai.

Ndërkohë Britania e Madhe ka konfirmuar se është vendi evropian me numrin më të lartë të viktimave e nga ana tjetër Amerika e Jugut është kontinenti më i prekur nga Covid-19 në rang global.

33.8% e mbi një milion viktimave të deritanishme janë regjistruar në Amerikën Latine, ku ka pesë vende midis dhjetë më të infektuarve në botë- Brazili, Kolumbia, Peruja, Meksika dhe Argjentina. Në total në jugun e Amerikës ka 338.611 viktima dhe 9.2 milion raste të konfirmuara.

Situata e Covid-19 në Europë

Presidenti francez, Emmanuel Macro duke përmendur rastin e mbylljes së lokaleve në Masiglia, u shpreh se asnjëherë më parë nuk janë kërkuar kaq shumë sakrifica nga të rinjtë evropianë sesa në këtë periudhë.

“Asnjëherë më parë nuk janë kërkuar kaq shumë sakrifica nga të rinjtë evropianë sesa në këtë periudhë të krizës shëndetësore, duke kërkuar gjithashtu një përgjegjësi e jashtëzakonshme për të ardhmen, për çështjet mjedisore, diplomatike dhe financiare”, – tha lideri francez.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.