Kryesore

Goli kthehet në “makth” për Shqipërinë, vetëm barazim pa gola ndaj Lituanisë

20:27 - 14.10.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Goli kthehet në “makth” për kombëtaren shqiptare.  Shqipëra në tre ndeshje, 0 gola. Edhe në transfertën e sotme ndaj Lituanisë, ka pasur më shumë grintë dhe raste, por sërish nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës, Ky ishte barazimi I dytë radhazi, ndërsa në tre ndeshjet e fundit kuqezinjtë kanë shënuar edhe një humbje.




Disa raste të pastra për shënim dhe një 11-metërsh i mohuar. Në këtë mënyrë u mbyllur pa gola pjesa e parë e sfidës. Skuadra kuqezi ishte dukshëm dominuese në lojë, me Seferin si rrezikun kryesor përpara portës së vendasve. Gjithsesi, sulmuesi nuk arriti të dërgojë topin në rrjetë, duke lënë të pandryshuara shifrat në fraksionin e parë të sfidës.

I njëti diskutim edhe me rikthimin në fushë. Të besuarit e Rejas ishin më kërkues dhe dy raste me Seferin dhe Trashin shpërdoruan mundësitë më të mira për të fituar këtë sfidë. Në fund vetëm një barazim pa gola, që ngjit Shqipërinë në kuotën e pesë pikëve në grupin 4 të Ligës C, po aq sa Lituania.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.