BOTA

Trump e quajti idiot, Fauci i përgjigjet presidentit me një frazë nga filmi “Kumbari”

21:40 - 20.10.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dr. Anthony Fauci u shpreh se me sulmet ndaj tij presidenti Donald Trump kërkon të heqë vëmendjen.




Kur u pyet nga KNX Radio nëse po mendonte të largohej nga detyra pas deklaratave të Presidentit amerikan, Fauci u përgjigj me një frazë nga filmi i famshëm “Kumbari”.

“Unë përqendrohem totalisht te shëndeti dhe mirëqenia e njerëzve të vendit tim. Jam përkushtuar në këtë gjë përgjatë 50 viteve të karrierës sime. Vetëm kjo gjë më intereson. Gjërat e tjera janë si te filmi “Kumbari”: “asgjë personale, thjesht biznes”. Unë dua vetëm të bëj punën time dhe të kujdesem për popullin. Kaq dua unë”, u shpreh Fauci.

Të hënën, Trump e cilësoi Faucin gjatë një telefonate me stafin e tij të fushatës si “katastrofë”.

“Njerëzit janë lodhur me koronavirusin, po thonë “varja, na lini rehat”. U ka ardhur në majë të hundës me Faucin dhe idiotët e tjerë. Fauci është njeri i mirë, por është katastrofë që ka 500 vjet nëpër këmbë”, mësohet të ketë thënë Trump gjatë telefonatës.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.