AKTUALITET

Çështja e detit në Hagë/ Reagon kryeministri grek: Kjo është mënyra si shtetet serioze zgjidhin mosmarrëveshjet

17:34 - 22.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar për herë të parë në lidhje me vendimin që palët, Greqia dhe Shqipëria t’i drejtohen Gjykatës së Hagës për çështjen e kufirit detar.




Mediat greke shkruajnë se komentet i ka bërë pas një takimi me presidentin qipriot Nicos Anastasiades dhe atë egjiptian Fatah al Sisi në Nikozia.

“Kemi rënë dakord që meqenëse nuk mund të zgjidhim mosmarrëveshjet tona rreth caktimit të kufijve të Zonave Detare jemi të gatshëm t’i drejtohemi Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kjo është mënyra se si shtetet serioze dhe të përgjegjshme zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre” u shpreh Mitsotakis.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.