Kryesore

“Monika do peshk”, Kryemadhi – Ramës: Do digjesh në tiganin e shqiptarëve

19:37 - 22.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas deklaratës së kreut të qeverisë Edi Rama se “Monika i është qepur me tigan nga pas dhe do peshk”, një reagim I menjëhershëm ka ardhur nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.




Kryemadhi tha nga takimi me disa gjimnazistë të Tiranës se Rama do të digjet në tiganin e shqiptarëve pasi ka bërë shumë “zullume” në këtë vend.

“S’ka gjë, s’ka gjë se te tigani i shqiptarëve do digjet ai me gjithë këto zullume që bën ato do përcëllohet”, u shpreh Kryemadhi në takimin me të rinjtë.

Kryeministri ironizoi kryetaren e LSI pasi një ditë më parë kjo e fundit i kërkoi banorëve të Vorës, të cilëve iu dëmtua shtëpia nga tërmeti të mos dalin nga banesat, ndërsa i premtoi se do të jetë pranë tyre për të bërë rezistencë


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.