Kryesore

A do pritet opinioni i Venecias për Kodin? Balla: Çdo ditë është e humbur, ligji zgjedhor duhet të kishte hyrë në fuqi

13:39 - 28.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Numri dy i PS-së Taulant Ballav në një deklaratë për mediat sot tha se çdo ditë është e humbur dhe se ligji zgjedhor duhet të kishte hyrë në fuqi.




Duke iu referuar përgjigjes së Komisionit të Venecias për kërkesën e Presidentit për Kodin Zgjedhor, Balla tha se në rast se do të votohej dekreti i presidentit për kthimin e ligjit në kuvend për shqyrtim, do të bëhej i pamundur adresimi i opinionit të Venecias.

“Ajo që ju në darkë keni komunikuar nga letra e z. Buquicchio, ajo që ju thashë dje në drekë, ne do ta dëgjojmë Venecian, por Venecia ka refuzuar kërkesën e Presidentit për një opinion urgjent, e ka futur në procedurë normale. Kryeministri dhe kreu i PS tha dje se ne mbetemi gjithmonë të hapur por duke përllogaritur që çdo ditë është e humbur, ligji zgjedhor duhet të kishte hyrë në fuqi, presidenti mori kohë rreth 1 muaj, sapo Venecia të ketë miratuar një opinion, në rast se ne do të votonim dekretin e presidentit pro, do të bëhej e pamundur të adresonim dhe opinionin Venecias, nëse Meta do kishte qenë këtu do na kishte dhënë të drejtë”, deklaroi Balla.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.