Kronikë

E rëndë në Librazhd, i riu hidhet nga kati i 5 i një pallati, niset me urgjencë drejt Traumës

20:26 - 29.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në lagjen ‘’Agjensia’’ në Librazhd, ku një i ri është hedhur nga ballkoni i katit të pestë.




Burimet bënë me dije se 24-vjeçari me inicialet J.S., ka rënë mbi një shkurre dekorative para pallatit. Zhurma e tmerrshme dhe ulërimat e tij kanë shokuar banorët e pallatit ku ka ndodhur ngjarja.

Raportohet i riu është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Librazhdit, ndërkohë që pasi ka marrë ndihmën e parë është nisur drejt Traumës në Tiranë.

Deri më tani nuk janë të qarta rrethanat se si ka ndodhur ngjarja si dhe arsyet që e shtynë të riun të ndërmerrte këtë akt të rëndë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.