BOTA

Shkon në 27 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Greqi, mes të plagosurve rëndë edhe një 14-vjeçar shqiptar nga Lezha

08:27 - 31.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka shkuar në 25 numri i viktimave nga tërmeti që tronditi qytetin e Izmirit, ndërsa janë konfirmuar dy viktima edhe në ishullin grek, Samos, ku mësohet se kanë humbur jetën dy të rinj 15 dhe 17 vjeç.




Mësohet se një Greqi, një 14-vjeçar shqiptar i plagosur rëndë. 14-vjeçari shqiptar me iniciale E.M nga Lezha, është plagosur në ishullin Samos në Greqi. Djali ka goditje në kokë, krah të thyer dhe dëmtime në këmbë. Burime nga mediat greke bëjnë me dije se është transportuar me helikopter drejt Athinës.

Sipas informacionit të marrë nga Qendra e Koordinimit të Fatkeqësive Shëndetësore (SAKOM), në 8 nga 17 ndërtesat e shembura puna e ekipeve të kërkimit shpëtimit kishte përfunduar, ndërsa aktualisht kërkimet për persona të mbetur nën rrënoja vazhdon në 9 ndërtesa të shembura.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.