Kryesore

Disa këshilla se si ta përballoni valën e dytë të Covid-19 dhe karantinimin e mundshëm

18:25 - 03.11.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me rastet e infektuara vazhdimisht në rritje, pos kujdesit nga infektimi ne gjithashtu duhet të kujdesemi më shumë edhe për shëndetin tonë psikik.




Gjatë karanitinimit të parë, shumë nga ne kanë mësuar se si të përballojmë situatën sado e vështirë që është, por ka edhe shumë të tjerë që e përballuan shumë keq, prandaj është shumë e rëndësishme që të mos e bëjmë të njëjtin gabim në situatën e tanishme.

Më e rëndësishmja tani është që të përpiqemi të jemi pozitiv. Pozitiviteti dhe optimizmi nuk janë e njëjta gjë, pra ne duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm, por të qëndrojmë pozitiv.

Këto janë disa teknika që do ju ndihmojnë të mbani vetën të shëndetshëm psiqikisht.

Normalizojeni

Normalizimi i situatës është një vegël shumë e fuqishme në këtë situatë. Ne duhet të pajtohemi me faktin që pandemia nuk është vetëm një situatë e përkohshme, por është realiteti në të cilin ne po jetojmë.

Duhet të mësojmë të qetësojmë vetën pavarësisht situatës së tanishme dhe ta menaxhojmë situatën logjikisht dhe jo nga paniku.

Të pajtoheni me rrethanat

Kjo është e lidhur me normalizimin, sepse ne duhet gjithashtu të pajtohemi me rrethanat. Për momentin ne nuk e kemi fuqinë të ndryshojmë situatën por ne mund të zgjedhim se si e tejkalojmë dhe si e menaxhojmë.

Jeni mirënjohës

Bëni një listë të gjërave për të cilat jeni mirënjohës. Kur ju fillon të frikësoheni për çfarë mund të humbni në të ardhmen, koncentrohuni në ato që keni tani.

Mendoni për ditën e sotshme dhe gjeni mirënjohje dhe falënderim për të mirat që keni sot.

Ndihmoni dhe kërkoni ndihmë

Nëse e gjeni vetën në një pozitë që nuk mendoni se mund ta përballoni vetëm, kërkoni ndihmë nga të tjerët.

Kjo vlen edhe kur kuptoni se dikush është në nevojë për ndihmë. Nganjëherë, duke iu ndihmuar të tjerëve ju do të ndihmoni veten.

Meditoni

Kjo është metoda më e mirë për të mbajtur shëndetin tuaj psikik në nivel. Disa minuta meditim në ditë, do ju bëjnë të ndiheni shumë më mirë dhe do mënjanoni stresin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.