Anxhela Peristeri do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2021”. Këngëtarja mori pëlqimin e jurisë së Festivalit Kombëtar, duke grumbulluar 322 pikë nga votimi i 11 pjesëtarëve të jurisë. Peristeri la pas Viktor Tahirajn me këngën “Nënë” me 266 pikë dhe Gjergj Kaçinarin “Më jep jetë” me 245 pikë. Juria e përbërë nga Shefqet Aliu, Osman Mula, Spartak Tili, Erjon Sheme, Ruzhdi Keraj, Miron Kotani, Jaho Margjekaj, Kozma Dushi, Enver Shëngjergji, At Spiro Katundi dhe Rudolf Marku ndau për pjesëmarrësit edhe disa çmime që lidhen me garën muzikore të vitit, i cili këtë vit u zhvillua online. Edicioni i ardhshëm i “Eurovision” do të mbahet në Holandë, nga data 18 deri më 22 maj.
Renditja e plotë e këngëtarëve pjesëmarrës:
- Anxhela Peristeri – “Karma” 322 pikë
- Viktor Tahiraj – “Nënë” 266 pikë
- Gjergj Kaçinari- “Më jep jetë” 245 pikë
- Fejstina Mezini – “Kush je ti” 188 pikë
- Uendi Mancaku- “Vesi i shpirtit” 137 pikë
- Franc Koruni – “E morën botën” 135 pikë
- Agim Poshka – “Vendi im” 122 pikë
- Sardi Strugaj- Ka për të t’bër… 97 pikë
- Stefan Marena – “Meteor” 82 pikë
- Xhesika Polo – “Më mbron” 78 pikë
- Florent Abrashi – “Vajzë” 76 pikë
- Rosela Gjylbegu – Vashëzo 75 pikë
- Mirud – “Nëse vdes” 71 pikë
- Klint Çollaku – “Do t’ia dal” 66 pikë
- Xhiljola Haveniku – “E lirë” 62 pikë
- Kastro Zizo – “Vallja e jetës” 61 pikë
- Devis Xherahu – “Peng” 58 pikë
- Kamela Islamaj – “Kujtimet” 52 pikë
- Enxhi Nasufi – “Njësoj” 50 pikë
- Erik Lloshi – “Jo” 47 pikë
- Evi Reçi – “Tjerr” 29 pikë
- Orgesa Zaimi – “Valixhja e k…” 26 pikë
- Inis Neziri – “Pendesë” 25 pikë
- Fatos Shabani – “Ty” 13 pikë
- Manjola Nallbani – “Ora e jetës” 11 pikë
- Era Rusi – “Zjarri im” 0 pikë
Shfaq Komentet (0)