AKTUALITET

Shqiptari thyen me automjet traun e doganës në Kakavijë, arrestohet nga Policia greke rrugës për Janinë

19:45 - 24.11.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një shqiptar ka prodhuar një skenë filmash orët e vona të së djelës në Kakavijë duke përfunduar në prangat e policisë greke.




Shqiptari në fjalë priste të hynte në Greqi, por nuk e realizonte dot ligjërisht pasi kishte masë të ndalimit të hyrjes në zonën Shengen dhe mendoi ta bënte ndryshe

Me automjetin e tij ai theu traun në Kakavijë duke i ikur Policisë doganore, teksa u arrestua më pas pas rrugës për në Janinë.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari aktin e kreu pa frikë dhe ndrojtje teksa vendosi në alarm Policinë e Janinës që e neutralizoi në aksin ndërnacional Janinë-Kakavijë.

Tashmë ai ndodhet në qytetin grek dhe do të dalë në gjyq për tre akuza të ngritura nga shkelje të masave për parandalimin e sëmundjeve, dëmtim të pronës publike dhe hyrje të paligjshme në vend dhe ai u dërgua në Prokurorin Publik të Janinës.

Kujtojmë se prej 20 nëntorit Kakavija u mbyll pjesërisht prej pandemisë duke lejuar lëvzijen në orarin 07:00- 23:00, kurse më 23 nëntor në një njoftim të dytë nga pala greke puna u pezullua plotësisht për shkak të një greve nga fqinjët.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.