Kosova

Specialja vendos: Salih Mustafa do të qëndrojë edhe dy muaj në paraburgim

08:38 - 24.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I arrestuari i parë i Speciales, Salih Mustafa ka vazhduar paraburgimin në Dhomat e Specializuara në Hagë edhe për dy muaj.Këtë e ka bërë të ditur gjyqtari i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, përmes njoftimit zyrtar të hënën mbrëma.Për rastin e Mustafës, thuhet se mund të menaxhohet në mënyrë efektive vetëm duke qëndruar në paraburgim.




Mustafa do të qëndrojë edhe dy muaj të tjerë në paraburgim. Gjyqtari Guillou brenda kësaj periudhe do e shqyrtojë nëse arsyet e paraburgimit ende ekzistojnë dhe më pas do të merr një vendim për përfundim apo vazhdim të paraburgimit.Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Gjykata Speciale.

Ai ishte arrestuar më 24 shtator duke iu konfirmuar aktakuza për krime lufte. Më 28 tetor, Mustafa kishte dalë për herë të parë në seancën dëgjimore të Speciales.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.