Uncategorized

U vra sot në Belgjikë/ Zbulohet lidhja e viktimës me porositësin e disa vrasjeve në Elbasan, Erion Alibej

14:10 - 28.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me 38-vjeçarin shqiptar të vrarë mbrëmë në Bruksel. Gazetarja Klodiana Lala konfirmon se Arditi Spahiu është mik shtëpie i Erion Alibejt (vëllai i burrit të motrës), një personazh i njohur në botën e krimit në Elbasan, i cili u arrestua pak kohë më parë.




Ky i fundit akuzohet se është porositës i vrasjeve të kohëve të fundit në Elbasan. Ndërkohë, nuk dihet nëse ngjarja e rëndë që ndodhi dje të ketë lidhje me veprimtaritë e Alibejt, që tashmë ndodhet pas hekurave. 38-vjeçari ka qenë më i arrestuar në 2010-ën për vrasjen e një 52-vjeçari në Elbasan, Gëzim Alikajt.

Alibej dyshohet se është organizator dhe porositës i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në korrik, teksa ka dyshime të forta se pikërisht ky person ka gisht dhe në vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, për konkurrencën e drogës. Policia e ka cilësuar Alibejn si një person me rrezikshmëri të lartë dhe me lidhje me trafikantë ndërkombëtarë droge.

Kujtojmë se Erion Alibej është vëllai i Endrit Alibejt, të cilit dy vite më parë në Bradashesh së bashku me xhaxhain e tij, Arben Dylgjerin dhe shtetasin turk Erdal Duranay u vranë pas një prite nga njerëz të armatosur dhe të maskuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.