BOTA

Kapen 2 ton marijuanë në Spanjë, në pranga 19 persona. Shqiptarët përgjegjës për kultivimin, ja çfarë sekuestroi policia 

21:17 - 03.12.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

19 persona janë vënë në pranga nga policia në Spanjë në përfundim të një operacioni ndërkombëtar.




Mediat e huaja kanë bërë të ditur se në përfundim të operacionit, janë kapur edhe 2 tonë marijuanë. Në operacion nga sa bëhet e ditur kanë marrë pjesë 300 agjentë dhe sipas policisë vendase janë kryer gjithsej kërkime në 63 shtëpi. Si rezultat e operacionit janë shkatëruar 34 mijë bimë kanabisi dhe janë sekuestruar 467 kg kërp, 14 automjete dhe 20 mijë euro, pistoletë.

Policia Nacionale spanjolle tregon se organizata kryesore drejtohej nga holandezë dhe mbështetej nga shqiptarë. Mësohet se shqiptarët ishin përgjegjës për kultivimin e kanabisit kurse spanjollët për logjistikën. Policia thotë se plantacionet dhe kopshtarët ishin të shumë të specializuar për kultivimin e kanabisit.

Arrestimet u kryen në 3 shtete, kur pjesa e më e madhe ndodhën në Spanjë, plot 14, 4 në Holandë e 1 në Belgjikë. Gjithashtu një prej shqiptarëve mësohet se ishte më i besuari për organizatën e holandezëve. Me ndihmën e tij Policia Nacionale arriti që të gjente përgjegjësinë kryesor në Barcelonë dhe më tej operacioni të shtrihej edhe në Holandë e Belgjikë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.