Kryesore

Vesa Luma i kërkon falje publike ndjekësve: Ndihem keq, kam premtuar gjëra që nuk i realizova dot

20:48 - 03.12.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përhapja e Covid-19 ka prekur edhe industinë e muzikës, duke lënë pezull shumë projekte të këngëtarëve.




Mes tyre është dhe këngëtarja Vesa Luma, e cila prej kohësh na ka munguar me projekte të reja, dhe siç ka treguar dhe vetë ajo do të duhet akoma më shumë kohë për të publikuar projektin muzikor.

Për Vesën, kjo është periudha më e papërshtatshme për të mbajtur premtimet për projekte të reja. Ndaj Vesa i ka kërkuar falje publike ndjekësve të saj, duke shpjeguar se kjo periudhë e vështirë nuk i duket aspak e duhura për të sjellë projektet e saj.

“Patët postuar një video me diçka që dukej super këngë me Bigun, ça u bë?”- i shkruan ndjekësi të cilit Vesa ia kthen: “Shumë keq po ndihem që kam premtu gjëra që nuk i realizova dot por kësaj here planet na i prishi korona. Lançimi i projekteve muzikore në kohë krize për shqiptarët do të ishte pa kuptim.”

Kujtojmë se më herët, këngëtarja kishte lajmëruar se do të sillte një projekt në bashkëpunim me partnerin e saj, Big Bastën, por situata në të cilën ndodhemi ka bërë që projekti të shtyhet


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.