AKTUALITET

Inxhinieri i respiratorëve/ Intervista, Ermand Mertenika: Vaksina do t’i japë fund zinxhirit të përhapjes së COVID-19

11:00 - 06.01.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Vaksina anti-COVID do të mund të shkëpusë pak nga pak efektin zinxhir të infektimeve nga virusi vdekjeprurës që prej një viti ka pushtuar mbarë globin. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Ermand Mertenika, inxhinier Bio Fizikant dhe i pajisjeve mjekësore (respiratorëve), tregon se vaksina është një përmbajtje virale e cila stimulon qelizat e bardha të gjakut për të dominuar efektin zinxhir të përhapjes gjithnjë e më tepër të COVID-19. Më tej Mertenika këshillon të gjithë qytetarët që të respektojnë masat e distancimit fizik, të qëndrojnë larg grumbullimeve, të ushqehen shëndetshëm, të kryejnë aktivitet fizik si dhe të përpiqen të qëndrojnë sa më larg stresit.




-Si arrin COVID-19 të infektojë qelizën tonë të shëndoshë duke i shkaktuar asaj “mutacion gjenetik” (modifikimin e kodit gjenetik DNA) dhe ta “detyrojë” atë të shumëzojë ekstremisht këto viruse?

Përmasa ekstremisht e vogël e COVID-19 modifikon DNA-në e qelizës së shëndoshë të organizmit tonë. COVID-19 është një virus agresiv me përmasa 9-12 nm, e cila nënkupton një përmasë jashtëzakonisht të vogël, që mund të shihet vetëm me mikroskop intensiv elektronik. Përmasat e qelizave të shëndosha të organizmit tonë janë 2200 herë më të mëdha se SARS-COV2.

-COVID-19 është një kapsulë proteinike e cila përmban materialin gjenetik (DNA) brenda saj. Si intersekton dhe replikohet DNA virale në DNA-në e qelizës?

Kur ky virus ekstremisht i vogël depërton në qelizën e shëndoshë, lëshon materialin e saj gjenetik pikërisht në nuklin (bërthamën e qelizës së shëndoshë). Pasi materiali gjenetik i COVID-19 ka prekur materialin gjenetik brenda nuklit, atëherë menjëherë fillon replikimi i ri (pra shkatërrimi i kodit normal të unifikuar të riprodhimit të qelizës së shëndoshë të organizmit) dhe modifikimi i kodit gjenetik të qelizës së shëndoshë me kodin gjenetik të elementit viral, SARS-COVID-19). Ky modifikim i kodit gjenetik (mutacion i DNA-së) detyron qelizën e shëndoshë të prodhojë (të shumëzojë këto viruse në një sasi të lartë), dhe pasi sasia e madhe e viruseve të prodhuara brenda një qelize ka arritur limitin e kapacitetit të qelizës, atëherë qeliza e shëndoshë shkatërrohet, duke nxjerrë jashtë saj këtë sasi të madhe të COVID-19 të prodhuar nga kjo qelizë.

-Stadi tjetër ka të bëjë me efektin zinxhir. Si mund ta kuptojmë këtë?

Sasia e madhe e COVID-19 prodhuar nga qeliza e cila u shkatërrua si rezultat i modifikimit të kodit gjenetik DNA, do fillojë të infektojë (kontaminojë) qelizat e tjera të shëndosha, duke u shkaktuar edhe këtyre të tjerave mutacionin gjenetik (modifikimin e kodit gjenetik), duke i rikthyer këto qeliza në bio-gjeneratore virale, të cilat do prodhojnë akoma më shumë viruse të tilla dhe duke i shkatërruar këto qeliza si në rastin e parë.

-Si mund ta kuptojmë konceptin e vaksinës: ‘Agjenti Viral i Inventuar” kundër Agjentit Viral aktual (SARS-COVID-19)?

Kuptohet që, zgjidhja e vetme për të dominuar sa më shpejt këtë armik të padukshëm është vaksina. Vaksina është një përmbajtje virale e cila stimulon qelizat e bardha të gjakut (leukocidet), për të dominuar efektin zinxhir të përhapjes gjithnjë e më tepër të COVID-19 për të infektuar qeliza të tjera të shëndosha dhe për të tkurrur dispersionin, pra efektin zinxhir.

-A mendoni që 2021-shi do të jetë një vit i dekrementimit total të pandemisë?

Faktikisht lamë pas vitin simetrik 2020, që ishte vërtet një ndër vitet më të këqij, simbol i dëmeve të mëdha globale, pra viti pandemik, ku shumë qytetarë humbën personat e tyre të dashur dhe pati probleme të mëdha në ekonominë qytetare dhe në atë globale. Një vit i ngarkuar shumë psikologjikisht, mbushur plot stres dhe ankth, një vit çekuilibrash. Fatmirësisht, duke pasur parasysh konceptin e fizikës që, Rrezja e Dispersionit (rritja e shkallës së infektimit viral) është në përpjesëtim të zhdrejtë me koeficientin matematik “Deepness” (potenciali viral), kjo për shkak të sistemit imunitar të popullatës, mendoj që violenca COVID është dekrementuar deri diku, por vazhdon gradualisht të dekrementohet, dhe tashmë inventimi i vaksinës anti-COVID do të thotë që guri kilometrik COVID nuk do jetë shumë i gjatë.

-Sa efektive është vaksina në syrin tuaj?

Vaksina është një material viral, që pasi injektohet në gjak, ndikon në aktivizimin e sistemit tonë imunitar (qelizave limfatike, makrofaget etj.) për të dominuar COVID-19, pra për të zvogëluar gurin kilometrik të pandemisë. Një element shumë i domosdoshëm në luftën ndaj virusit!

-Sa ndikon stresi në përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të pacientit të infektuar me COVID?

Stresi është sëmundja më e keqe; mendoj që është akoma më e keqe se vetë Covid-19, pasi stresi psiko-neurotik shkakton gjenerimin e hormonit “kortizol”. Hormoni i kortizolit prodhohet nga trekëndëshi: hipotalamus – gjendrat e sekrecionit – gjendrat adrenale. Nëse niveli i hormonit të kortizolit rritet shumë, atëherë shkakton: presion të lartë të gjakut (hipertension); osteoporozë (sëmundje e kockave e cila i bën të thyeshme, duke ulur dendësinë e kockave); dobësim muskular; rrit nivelin e depresionit; shkakton sëmundjet kardiovaskulare; shton riskun për një arrest kardiak të mundshëm; shkakton diabet etj.

-Çfarë mesazhi do t’u jepni qytetarëve në këtë periudhë disi të vështirë (duke shpresuar që 2021-shi të kthejë sa më shpejt normalitetin)?

U sugjeroj të gjithë qytetarëve në këtë kohë të vështirë: mendoni pozitivisht; ruani distancën fiziko-sociale dhe evitoni grumbullimet ose klanet qytetare; dezinfektoni sa më shpesh duart; hani shëndetshëm; ushtroni vrapim të lehtë në mëngjes ose darkë si dhe realizoni ushtrimet sportive të pulmoneve (ushtrimet e frymëshkëmbimit).


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.