SPORT

Futbollisti japonez nuk ka ndërmend të ndalet, do të luajë edhe sezonin e tij të 36-të në karrierë

12:00 - 12.01.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kazuyoshi Miura, futbollisti legjendë i Japonisë ka rinovuar edhe një herë kontratën me klubin e tij Yokohama. Edhe pse në muajin shkurt ai do të mbushë plot 54 vjeç, nuk ka ndërmend të tërhiqet dhe do të luajë edhe për të paktën një vit tjetër. Ai është golashënuesi më i vjetër në historinë e Japonisë. Kuptohet që Miura nuk ka fizikun e shokëve të tij të ekipit dhe këtë sezon që u mbyll në Japoni, ka luajtur vetëm 65 minuta gjithsej në 3 ndeshje. Ai ka luajtur vetëm një sezon në Europë me Genoa, i huazuar në vitin 1994, kur në 21 ndeshje, shënoi vetëm 1 gol. Kulmin e karrierës e ka arritur ndërmjet viteve 1990-’98, me 100 gola në 192 ndeshje me skuadrën Kawasaki. Miura ka qenë pjesë edhe e Kombëtares japoneze, ku ka kontribuar me 55 gola në 89 ndeshje, pa dyshim një legjendë për futbollin japonez. Gjatë rinovimit, ai është shprehur: “Kur futem në fushë, ndiej një dëshirë të madhe për të luajtur sa më shumë dhe për të mos u ndalur”. Mbetet për t’u parë se kur do të vendosë t’i japë fund karrierës së tij futbollistike.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.