Aktualitet

Mori peng një person në Burrel, arrestohet në Kosovë 33-vjeçari

19:56 - 20.01.21 Gazeta Shqiptare

Një 33-vjeçar është arrestuar nga autoritetet kosovare në Suarekë për shkak se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, ka caktuar masë sigurimi “Arrest në burg” për veprat penale ”Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.



Sipas policisë ky person më datë 17.10.2019, në lagjen “Pjetër Budi”, në Burrel, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, dyshohet se për shkak të një konflikti të hershëm, nën kërcënimin e armës ka marrë me forcë në automjet, një shtetas, dhe më pas e ka dërguar në një banesë në fshatin Batër e Madhe, Burrel.

Njoftimi i policisë:

Vijon bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacionit me homologët dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, për lokalizmin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës, Fast Albania dhe  Fast Kosova  është  bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Policia e Shtetit.

Nga Njësia Speciale Fast Kosova, në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe Fast Albania, u arrestua në Suarekë, Kosovë, shtetasi shqiptar S. L., 33 vjeç, banues në Burrel.

Për këtë shtetas, në datën 08.11.2019, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, ka caktuar masë sigurimi “Arrest në burg” për veprat penale ”Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

” Më datë 17.10.2019, Policia e Komisariatit Mat ka marrë informacion se në lagjen “Pjetër Budi”, në Burrel, po ndodhte një konflikt mes disa personave. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur hetimet për verifikimin e rastit. Nga hetimet rezultoi se shtetasi S. L., në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, dyshohet se për shkak të një konflikti të hershëm, nën kërcënimin e armës ka marrë me forcë në automjet, një shtetas, dhe më pas e ka dërguar në një banesë në fshatin Batër e Madhe, Burrel.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë së Matit u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi  i  armës së zjarrit tip kallashnikov që ishte përdorur nga këta shtetas”.

Interpol Tirana vijon punën për ekstradimin e këtij shtetasi drejt vendit tonë.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.