BOTA

Papa uron Biden: Shpresoj të arrijë pajtimin në SHBA dhe mes kombeve të botës

21:20 - 20.01.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Papa Françesku tha se po i lutej Zotit që të udhëzojë përpjekjet e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden për të arritur pajtimin në SHBA dhe midis kombeve të botës.




Në një mesazh të dërguar menjëherë pasi Joe Biden u betua si president i 46-të i SHBA-së, Papa shfaqi shpresën se Biden do të punojë për një shoqëri të karakterizuar nga drejtësia, liria dhe respektimi i të drejtave dhe dinjitetit të çdo njeriu, veçanërisht të varfërve, të pambrojturve dhe atyre pa zë.

Pas ngjarjeve të dhunshme në Kongresin amerikan, më 6 janar, kur mbështetës të ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, hyn më forcë derisa ligjëvënësit po certifikonin rezultatin zgjedhor, Papa Françesku u bëri thirrje amerikanëve të tregonin “ndjenjën e tyre të përgjegjësisë”.

“Unë i nxis autoritetet shtetërore dhe të gjithë popullsinë të tregojnë një ndjenjë të lartë përgjegjësie në mënyrë që të qetësojnë zemërimin, të promovojnë pajtimin kombëtar dhe të mbrojnë vlerat demokratike të rrënjosura në shoqërinë amerikane”, pati thënë Papa. /REL

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.