Kryesore

‘Më mirë martohu, bëj fëmijë’, Fjodora Fjora shpërthen ndaj Albi Nakos: Turp, do të ishte mirë…

12:16 - 25.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e djeshme në spektaklin “Just Dance”, me prezantuese Dojna Memën, konkuroi një 40-vjeçare, e cila i habiti të gjithë me energjinë dhe lëvizjet e kërcimit.




Megjithatë, performanca e saj nuk u prit dhe aq mirë nga anëtari i jurisë, Albi Nako. “Për mua është personazh tipik i atyre filmave “Planeti i majmunëve”. Komplimente, por unë mendoj që të garosh me këta të rinj, pa përjashtuar gjithë energjinë tënde, je në një moshë…më mirë martohu dhe bëj fëmijë”, tha Albi.

Pas këtij komenti, ndjekësit në rrjete sociale iu kthyen kundër koreografit, por nuk kanë munguar dhe reagimet nga personazhet publike. Mes tyre është dhe moderatorja Fjodora Fjora. Ajo ka shkruar se Albi duhet të kërkojë një falje publike, ndërsa shton se është turp të gjykosh dikë nga mosha dhe pamja.

“Një falje publike nga ana e Albit do ishte më mirë, se sa të publikohet më shumë kjo video veç për hir të audiencës…Eshtë turp, të gjykosh dikë nga mosha e pamja në një television kombëtar”, ka shkruar ajo.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.