Kronikë

I zhvati 8 milionë lekë vajzën së 55-vjeçares me COVID-19, Gjykata e Apelit lë në burg Tire Alldervishin

11:16 - 27.01.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Apelit të Tiranës ka vendosur të lërë në burg sanitaren e spitalit Shefqet Ndroqi, Tire Alldervishin e cila u hoq si infermiere për të përfituar para nga një qytetare e cila kishte të shtruar në spitalin Covid2 nënën e saj.




Tire Alldërvishi u shpreh para gjyakatës se ajo është e prekur nga Covid-19 dhe nuk para.

“Vuaj nga Covid-19. Nuk kam para. Nuk kam asnjë mundësi të prish provat,” mësohet të jetë shprehur Alldërvishi para trupës gjykuese.

Alldervishi  u arrestua pak javë më parë, pasi akuzohet për mashtrim. Ajo u denoncua nga emisioni investigativ “Stop”, pasi ia kishte marrë paratë vajzës së pacientes të infektuar për t’i ndarë me mjekë dhe infermierë të tjerë në mënyrë që të kujdesishin më mirë për nënën e saj, por në të vërtetë e kishin lënë në kushte tepër të vështira.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.