Kosova

Kosova sot zgjedh qeverinë e re, votojnë edhe të moshuarit e azilit në Prishtinë

14:15 - 14.02.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të drejtën e tyre për të votuar sot e kanë shfrytëzuar edhe banorët e Shtëpisë së Moshuarve në Prishtinë. Mësohet se Ekipi lëvizës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është stacionuar në këtë institucion, ku të moshurit që prej mëngjesit kanë hedhur votën e tyre në kutitë e votimit.




Në shtëpinë e të moshuarve ndodhej edhe ushtruesi i detyrës së shefit të Shërbimit Social, Bahtije Ismaili, i cili bëri me dije se procesi i votimit në këtë institucion po shkon sipas të gjitha rregullave antiCOVID.

Ajo tha se aty do të votojnë 39 të moshuar, aq sa edhe ishin në listën e certifikuar.“Situata ka qenë shumë e mirë, shumë e qetë. Të drejtë vote kanë pasur 39 persona, në përjashtim dy ose tri që s’kanë dashur të votojnë. Të tjerët kanë votuar. Gjendja ka qenë e mirë. Ekipet mobile janë ende në institucion dhe gjithçka po shkon me rregull”, tha ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.