SPORT

Rikthehet UEFA Champions League, PSG kërkon hakmarrje ndaj Barcelonës

19:01 - 15.02.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas një pauze 2-mujore dhe merkatos së janarit, skuadrat i ndajnë pak orë nga raundi i 1/8-ave i UEFA Champions League. Një fazë grupesh mjaft emocionuese u mbyll me skuadrat që treguan më të mirën e tyre dhe u pa ajo që e ofron vetëm futbolli europian. Gjithsesi, tashmë kanë ngelur vetëm 16 skuadra nga 6 vende të ndryshme, të cilat janë gati për t’u përballur dhe çdo ndeshje është një mision i vështirë. Këtë javë do të luhen 4 ndeshjet e para të këtij raundi. 2 ndeshje do të luhen të martën dhe 2 ndeshje të mërkurën. Ndërkohë, 4 ndeshjet e tjera do të luhen javën e ardhshme. Ndeshja e parë është ajo mes “Leipzig” dhe “Liverpool”. Kjo ndeshje nuk do të luhet në Gjermani, për shkak të kufizimeve që ka vendosur qeveria gjermane. Sipas një vendimi, u ndaluan fluturimet me Anglinë deri me datë 17 shkurt, pra një ditë pas ndeshjes. Kështu, skuadra e Klopp nuk mund të udhëtojë në Gjermani. UEFA ka konfirmuar se kjo ndeshje do të luhet në Budapestin e Hungarisë. Megjithatë, gjermanët do të provojnë të fitojnë dhe të vazhdojnë me ecurinë pozitive të fitoreve radhazi. Deri tani, në Bundesliga, Leipzig ndodhet i treti në tabelën e renditjes, 3 pikë larg vendit të tretë, që mbahet nga “Ëolfsburg”. Skuadra po shpreson të ketë në dispozicion golashënuesin më të mirë, Emil Forsberg, i cili mungon prej 3 ndeshjesh pas një dëmtimi në gju. Me talente si Upamecano, Dani Olmo, Adams, apo Angelino, por edhe lojtarëve me eksperiencë si Orban dhe Forsberg. Leipzig ka një sulm mjaft efikas dhe kanë golavarazhin më të mirë në elitën e futbollit gjerman. Kjo mund të jetë një problem i madh për mbrojtjen e Liverpool, të cilët në 5 ndeshjet e fundit, kanë futuar vetëm 2. “The Reds” kanë vuajtur mjaft me dëmtimet e Van Dijk apo Joe Gomez. Klopp do të duhet të mbyllë boshllëqet e lëna nga këta dy lojtarë, por duket se e ka mjaft të vështirë. Në 3 takimet e fundit, skuadra ka pësuar 8 gola dhe ka shënuar vetëm 2. Duke patur parasysh që gjermanët kanë shënuar 7 herë në dy ndeshjet e fundit, mund të themi se ata janë favoritë për këtë ndeshje. Ndeshja tjetër e së martës është ajo mes “Barcelonës” dhe “PSG”. Dy superfuqitë e Europës do të përplasen mes tyre në një sfidë mjaft speciale. Rreth 4 vite më parë, ishte Barcelona që shkatërroi me rezultatin 6-1 parizienët, që kishin fituar 4-0 ndeshjen e parë. Kjo ishte një fitore historike dhe që hyri në librat e rekordeve. Gjithses, shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ajo kohë. Duke filluar me Neymar, i cili nuk është më pjesë e katalanasve dhe ka kaluar pikëisht te francezët. Ndërkohë, Messi është i vetmi i “mbijetuar” i treshes MSN (Messi, Suarez, Neymar). Tashmë si skuadër pritëse, Barcelonës nuk i leverdis që të humbasë ndeshjen e parë, siç bëri në vitin 2017. Skuadra ka rënë pre e dëmtimeve me lojtarë si Pique, Dest, Sergi Roberto, Coutinho, apo Ansu Fati që pritet të mungojnë. Koeman duhet të gjejë ritmin e duhur dhe të arrijë të konkretizojë rastet e pastra, gjë e cila ka qenë një problem në ndeshjet e fundit. Si Griezmann, Dembele, apo Trincao duhet të marrin më shumë përsipër për të mos gabuar në pasime të thjeshta. Patjetër që Messi nuk mund të mbajë më gjithë peshën e skuadrës. Ai tashmë po mbush 34 vjeç dhe lojtarët e tjerë nuk mund të mendojnë që Messi do të shënojë gjithmonë. Kjo ide, e kombinuar edhe me gabimet e shumta në mbrojtje, u bënë shkak i humbjes në kupë ndaj “Sevilla”. Është vënë re që nëse Messi bllokohet, e njëjta gjë i ndodh edhe lojtarëve të tjerë. Kjo vjen sepse sapo dikush merr topin, i dërgon sytë te Messi. Pikërisht kjo është ajo që Koeman ka dashur të ndryshojë, por do të jetë mjaft e vështirë deri në momentin që argjentinasi do të largohet përfundimisht dhe të tjerët nuk do të mendojnë më për të. Në anën tjetër, PSG vjen nga një fitore e rëndësishme ndaj “Nice”, me rezultatin 2-1. Kjo fitore i ngjiti ata në vendin e parë të kampionatit pas shumë kohësh. Problemi më i madh do të jetë Neymar. Braziliani është dëmtuar sërish dhe nuk do të jetë i gatshëm. Lajme të shumta  dhe thashetheme po qarkullojnë se ai i sajon këto dëmtime në mënyrë që të jetë në ditëlindjen e motrës së tij. Që nga viti 2015, Neymar ka qenë i dëmtuar ose i pezulluar në ditët afër datës 17 shkurt. Përveç brazilianit, i dëmtuar do të jetë edhe Angel di Maria. Argjentinasi ka pësuar një dëmtim në kofshën e majtë dhe do të mungojë për pak kohë. Barcelona do të tëntojë të përfitojë nga këto mungesa të parizienëve dhe do të provojë të rrisë numrin e fitoreve radhazi ne “Camp Nou”, në 5 ndeshje. Të dy këto takime luhen nesër në orën 21:00





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.