Kosova

Fitoi zgjedhjet, ambasadori amerikan Philip Kosnett shkon në zyrën e Albin Kurtit

13:20 - 16.02.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasadori amerikan në Kosovë Philip Kosnett ka shkuar sot në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje. Kosnett ka mbajtur takim me liderin e këtij subjekti, Albin Kurti, ndonëse nuk dihet ende se çfarë është diskutuar në takim.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mbrëmë ka përfunduar procesimin e votave në ueb faqen e tyre, ku LVV është e para me 47,85% apo 378,550 vota.




Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter, Kosnett kishte thënë se, shteti i tij mezi pret që të punojë me Qeverinë e re të Kosovës.“I përgëzoj qytetarët e Kosovës, që dëshmuan përkushtimin për demokraci dhe vizion të së ardhmes. Amerika qëndron krah Kosovës dhe mezi pret të punojë me Qeverinë e re, sapo të formohet, në qëllimet e përbashkët për paqe, drejtësi dhe prosperitet”, kishte shkruar ambasadori Kosnett.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.