Kryesore

Aktorja  i kthehet komentuesve që e gjykojnë për lidhjen me futbollistin me ngjyrë: Mjerë ju për shpirtrat e zi

12:34 - 19.02.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktorja e njohur, Adriana Matoshi, vendosi që për herë të parë këtë vit t’i futet edhe politikës. Ajo ka marrë përkrahjen nga shumë kolegë artistë, e ndër ta edhe humoristi Don Pifqi.




Humoristi, shpërndau në faqen e tij zyrtare në ‘’Facebook’’ linkun e profilit të Adrianës, ku shkruante “Urime Adriana Matoshi.”

Aktorja ka falenderuar humoristin për mbështetjen e dhënë dhe nuk ka kursyer përgjigjen e ashpër për një nga komentuesit që e paragjykon për lidhjen e saj me futbollistin afrikan, Keith Groenveld.

“Njerëzit si disa nga komentuesi meritojnë të jetojnë si mjerana, qashtu qysh e kanë shpirtin! Dashuria nuk është veç seks o gubana, po ajo që juve iu mungon më së shumti, ajo që ju dhemb e e përflitni!

Mjer ju për shpirtrat e zi që i keni, qysh s’ju vjen turp prej Zotit? Zoti na ka krijuar, Zoti na gjykon, e juve Zoti shpirtrat e zi jua bëftë të bardhë, se badihava që lëkurën e keni të bardhë e të zdralaftë deri në qiell! Faleminderit Dan për përkrahjen, ke qenë i drejtë gjithë e të pafsha gjithmonë kështu me zemër të madhe”, ka theksuar Matoshi në komentin e saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.