Kryesore

“O me karta o me shpata, shqiptarët do votojnë”, Rama i përgjigjet presidentit:… Ata të cilët kanë shkëputje të lidhjes me mburojën e trurit

20:19 - 22.02.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Numri një i Qeverisë shqiptare, Edi Rama, u pyet në Rinas ku po pret dozat e radhës së vaksinave edhe për një deklaratë të Presidentit Ilir Meta në Vlorë, sipas të cilit shqiptarët do të votojnë më 25 prill o “me karta o me shpata”.




Rama theksoi se lufta me shpata është për fëmijët e kopshtit ose për “ata të cilët kanë shkëputje të lidhjes me mburojën e trurit”.

“Do të dëshiroja të fokusohesha te arsyeja pse jemi këtu, tek kjo luftë për të siguruar vaksina për shqiptarët. Kjo është një luftë, sigurisht jo me shpata. Lufta me shpata është për fëmijët e kopshtit ose për ata të cilët kanë shkëputje të lidhjes me mburojën e trurit.

Bëhet fjalë për një luftë, e cila është një luftë e madhe tregtare, Ramapolitike, komunikimi dhe unë dua që çdo natë dua që mendimi i fundit të jetë bëra dhe bëmë gjithçka që në këtë luftë të mos mbetemi mbrapa. Të tjerat janë ngjarje rrethanore me personazhe rrethanorë që nuk e meritojnë shkëputjen e vëmendjes nga kjo luftë kryesore”.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.