BOTA

Hungaria nis vaksinimin anti-Covid me vaksinën kineze

15:48 - 23.02.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Hungaria nis nesër vaksinimin me vaksinën kineze Sinopharm. Hungari bëhët kështu vendi i parë i BE që përdor vaksinën kineze për të imunizuar qytetarët e saj.




Qeveria njoftoi në llogarinë e saj zyrtare në Facebook se vaksinat Sinopharm do të jepen për herë të parë si pjesë e një fushate vaksinimi të filluar në dhjetor me vaksinën Pfizer-BioNTech.

Hungaria gjithashtu ka blerë doza të vaksinës ruse Sputnik, e cila, ashtu si vaksina Sinopharm, nuk është miratuar nga rregullatorët përkatës të BE.

Qeveria e krahut të djathtë të vendit, e cila kritikon ngadalësinë e programit të vaksinimit të BE, ka njoftuar në janar se arriti një marrëveshje për të blerë 5 milion doza të vaksinave Sinopharm dhe 550,000 dozat e para arritën në Budapest javën e kaluar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.