BOTA

Përhapja e Covid-19/ Gjermania zgjat kufizimet në kufijtë tokësorë

16:50 - 23.02.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjermania do t’i vazhdojë kufizimet në kufij tokësorë edhe për tetë ditë të tjera, tha një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme gjermane.




Kufizimet që i ndalojnë shumicën dërrmuese të njerëzve të hyjnë nga Republika Çeke dhe rajoni austriak i Tirolit do të mbeten në fuqi deri më 3 mars, konfirmoi zyrtari gjerman.

Këto dy rajone, së bashku me Sllovakinë, janë futur në listën e vendeve me shqetësim të lartë qysh më 14 shkurt, për shkak të normës së lartë të të infektuarve me koronavirus.

Fillimisht ka qenë e paraparë që kufizimet të zgjasin për dhjetë ditë.

Nga kufizimet përjashtohen ata që konsiderohen punëtorë kryesorë, përfshirë drejtuesit e kamionëve që sjellin mallra në vend.

Komisioni Evropian tha në një letë drejtuar ambasadorit gjerman në Bruksel, Michael Clauss, se masat janë joproporcionale dhe të pajustifikueshme.

“Ne besojmë se objektivi i ndjekur nga Gjermania, që është mbrojtja e shëndetit publik gjatë pandemisë, mund të arrihet me masa më pak kufizuese”, thuhet në letër.

Republika Çeke ka normën më të lartë të infektimit me koronavirus brenda Bashkimit Evropian.

Që nga fillimi i pandemisë në pranverën e vitit të kaluar, ky shtet ka regjistruar mbi 1.16 milion raste me koronavirus dhe më shumë se 19,500 viktima.

Në Gjermani, numri total i të infektuarve ka arritur në mbi 2.3 milionë, ndërsa i viktimave në mbi 68,000./REL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.