Kryesore

Me kë e ka presidenti? Meta: Amerikanët e Edi Ramës unë i kap për veshi

20:46 - 01.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, shpërtheu me tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama.




I ftuar në emisionin “Frontline” të gazetares Marsela Karapanço, në News24, Kreu i Shtetit tha se “amerikanët Edi Ramës Ilir Meta i kap për veshi. E di ai se si iu flas unë atyre, kur ata vijnë dhe bëjnë maskarallëqe”.

“I mblodhi Ilir Meta të gjithë. I thashë atij zotërisë, nëse Rama nuk vjen ta votojë Reformën në Drejtësi, do kemi punë me ty, sepse ne i kemi dhënë fjalën SHBA. Amerikanët e Edi Ramës Ilir Meta i kap për veshi. E di ai se si iu flas unë atyre, kur ata vijnë dhe bëjnë maskarallëqe. I them atij të mos i përmend më ata dhe të mos gënjejë më vete. Vota është e shenjtë dhe do të jetë përherë, nga 25 prilli e për 100 vjet, që të kemi shtet.

Të gjitha paditë që kam bërë për shkeljen e Kushtetutës, do iu shkoj deri në fund. Padia që kam bërë për Teatrin do i shkoj deri në fund, se është akt i tmerrshëm. Procesit të koncesionit do i shkoj deri në fund, se dhe ajo është e tmerrshme. Po s’iu shkuam deri në fund këtyre, s’do ketë shtet”, u shpreh Presidenti Meta.

Pyetje: Padia për Dvoranin….

Meta: Nuk dua të merrem me zotërinë, nuk di të kujt janë këto krijesa, dhe s’më intereson. Unë di që Shqipëria është në rrugën e referendumit të 25 prillit. Shqiptarët e kanë kuptuar se nuk mund të presin nga brenda dhe jashtë për të mbrojtur veten e tyre. Kjo është histori e mbyllur. Gruaja e Bilalit të shpikë, të marrë të gjithë amerikanët e vet e t’i nxjerrë në mitingje, të dëgjojmë përrallat e tyre. Ama votën atje, pupu, u prek një votë, do të jetë një situatë tejet dramatike.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.