Kryesore

Çiljeta Xhilaga rrëfen momentet e fundit me të atin: I lashë një porosi që e kisha shumë merak

11:44 - 02.03.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pak javë më parë, Çiljeta Xhilaga humbi të atin e saj nga koronavirusi. Ai qëndroi disa ditë i shtruar në spital, por nuk mundi ta fitonte betejën me sëmundjen. Lajmin e trishtë e konfirmoi vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjete sociale.




Ndërkohë së fundmi në një intervistë për emisionin “Jashtë loje”, Çiljeta ka rrëfyer e prekur momentet e fundit me të atin. Ajo tha se para se ta përcillnin për në banesën e fundit i dha të atit një porosi, të cilën e kishte shumë merak.

“Ndonjëherë nuk e besoj, sepse më duket sikur është akoma në shtëpi dhe do e marr në celular. Kam pasur një baba shumë fisnik. Kur ishte për t’u diskutuar më kollaj merresha vesh me babin se me mamin, ai thoshte gjithmonë 2 fjalë dhe të sakta. Nuk më ka lënë asgjë mangët, më çonte kudo. Gjithmonë thosha me regjimin që mbante do shkonte 100 vjeç.

Besimi në Zot më ka bërë shumë të fortë tek pjesa e vdekjeve, sepse më parë e kisha fobi të shkoja në varreza apo të shohë njerëz të vdekur. Nuk kam për ta harruar kurrë në jetën time, ditën që përcollëm babin për në banesën e fundit i thashë atij djalit kur e hapi arkivolin të lutem t’i lë një porosi babit. I lashë një porosi që e kisha shumë merak. I thashë babi mos harro kur të dalësh përpara Allahut mos harro 5 gjërat kryesore: Feja jote është Islami, Profeti yt është Muhamedi, Libri yt është Kurani dhe Feja jote është Islami”, rrëfeu Çiljeta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.