Kryesore

Nga ministrja Etilda Gjonaj, tek Ardian Dvorani e Olsian Çela/ Kush janë “kampion i reformës në drejtësi” sipas SHBA

18:14 - 07.04.21 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në një mesazh sot në “Facebook”, ambasada e SHBA në Tiranë zbardhi detaje nga takimi virtual i Mathew Palmer me “kampionët” e Reformës në Drejtësi në Shqipëri.




Por, kush janë “kampionët” e Reformës në Drejtësi?
Ambasada amerikane ka publikuar edhe disa foto nga biseda e Palmer me njerëzit, që kanë në dorë Reformën në Drejtësi. Siç shihet në foto, “kampionë” të kësaj reforme janë disa personazhe të njohur në vendin tonë, duke nisur me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, kreun e SPAK, Arben Kraja, prokurorin e Përgjithshëm, Olsjan Çela, si dhe Ardian Dvorani.

Ndërkohë, siç shihet në foto “kampion” i Reformës në Drejtësi është edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, si dhe disa gazetarë të njohur, si Sokol Balla apo Mero Baze.

Emrat e të gjithë “kampionëve” të Reformës në Drejtësi: Etilda Gjonaj, Vitore Tusha, Mero Baze, Sokol Sadushi, Arjon Dyrmishi, Aurela Anastasi, Afrim Krasniqi, Erida Skëndaj, Artur Metani, Arben Kraja, Olsian Çela, Yuri Kim, Naureda Llagami, Gent Ibrahimi, Andi Dobrushi, Gjergj Erebara, Erinda Ballanca, Emanuela Ajasllari, Sokol Balla dhe Ardian Dvorani.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.