Kryesore

Drejtuesi në Pukë procedohet për shit-blerje të votës , reagon LSI: Policia krah Rilindjes, po mësonin qytetarët…

12:38 - 10.04.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) në qarkun e Shkodrës vjen me një deklaratë për media pas ngjarjes së ndodhur në Pukë, ku u vu nën prangat e policisë kreu i LSI në Pukë dhe një aktivistë, pasi akuzohen se po blinin vota.




Në reagim LSI akuzon policinë e shtetit, ndërsa thekson se çdo subjekt politik orienton qytetarët sesi të votojnë, sa kohë që bëhet fjalë për një fletë që nuk është përdorur në zgjedhje të mëparshme.

Deklaratë e kryesisë së LSI Qarku Shkodër:

Dega e LSI qarku Shkodër informon e sqaron opinionin publik se ngjarja e ndodhur ne Pukë, ku aktivistë të LSI janë marrë nën hetim nga policia është një situatë që tregon politizimin e tejskajshëm të policisë së Rilindjes.

Aktivistët tanë janë në të drejtën e tyre për të bërë ushtrime zgjedhore, në vijim edhe të praktikave dhe orientimeve të Komisionit Qëndror të zgjedhjeve për mënyrën e votimit. Është skandaloze dhe e turpshme të dërgosh për ndjekje penale aktivistë politikë të cilët duan të bëjnë të njohur mënyrën e votimit, aq më shumë që është një skemë e re, e papërdorur më parë.

Fletët e gjetura janë demonstrative dhe nuk kanë si të jenë origjinale, kur ato akoma nuk janë prodhuar. Ato janë thjesht dhe vetëm orientuese dhe natyrshëm përdoren nga të gjithë subjektet politike.

I bëjmë thirrje policisë të ndalë këtë revansh të turpshëm dhe antiligjor, dhe të investohet e angazhohet në kryerjen e detyrave të veta funksionale. Dega e LSI Qarku Shkoder.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.